Open Data Albania ka marrë në shqyrtim dëmin ekonomik të shkaktuar nga bashkitë, kryetarët e të cilave janë rikonfirmuar për një mandat të ri në zgjedhjet lokale 2015. Dëmi ekonomik është një tregues që del nga procese auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjatë harkut kohorë 2012 – 2015, bashkia Himarë me kryebashkiak të rizgjedhur zotin Jorgo Goro është kontrolluar dy herë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe është raportuar për 114.88 milionë lekë dëm ekonomik total, duke u renditur si një nga bashkitë me dëm më të lartë të evidentuar.

Dëmi ekonomik total në Bashkinë Himarë 2012-2015 (në lekë)


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA 
* në vitin 2010, Bashkia e Himarës drejtohej nga Z. Vasillaq Bollano


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA     
* në vitin 2010, Bashkia e Himarës drejtohej nga Z. Vasillaq Bollano

Në vitin 2012 dëmi ishte 29.5 milionë lekë. Vendin kryesor e zinte dëmi në shpenzime operative me 10.45 milionë lekë, më pas prokurimet me 8.1 milionë lekë dhe urbanistika 6.52 milionë lekë, pasi janë zbardhur lejet e ndërtimit nga Drejtoria e Urbanistikës pa u arkëtuar tarifa e ndikimit në infrastrukturë. Audtimi i vitit 2012 rezultoi edhe me 11 kallëzime penale, një ndër të cilat ishte për ish-Kryebashkiakun e Himarës, Z. Bollano.

Dëmi ekonomik sipas sektorëve në Bashkinë Himarë në vitin 2012 (në lekë)



Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA   


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA   

Viti 2015 shfaqet me dëm rreth 3 herë më të lartë sesa viti 2012, ku spikasin: dëmi në tatim-taksa 42.98 milionë lekë si detyrime papaguara të taksave vendore, dëmi në prokurime 21.37 milionë lekë, dëmi në urbanistikë 10.38 milionë lekë, i shkaktuar si diferencë e papaguar nga llogaritja e gabuar e taksës së lejes së ndërtimit dhe dëmi në shitjen dhe dhënien me qira të pasurisë publike 8.92 milionë lekë.

Dëmi ekonomik sipas sektorëve në Bashkinë Himarë në vitin 2015 (në lekë)


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA  


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA  

Krahasuar me auditimin e vitit 2012, në vitin 2015 thuajse të gjithë sektorët e dëmit ekonomik kanë përjetuar rritje të ndeshme.

Dëmi ekonomik në sektorin e Prokurimeve në Bashkinë Himarë (në lekë)



Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA  


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA  

Dëmi ekonomik në sektorin e Urbanistikës në Bashkinë Himarë (në lekë)


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA 


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA  

Dëmi ekonomik në sektorin e Tatim-taksave në Bashkinë Himarë (në lekë)


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit   
Përpunimi dhe komentet: ODA

Kontribuoi: Blerta Zilja